“Bashkë Fitojmë” ankimon vendimin e KAS, kërkon emrin e Sali Berishës në fletën e votimit

0
Shpërndaje lajmin

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar vendimin e djeshëm të KAS në Kolegj Zgjedhor. Pasditen e djeshme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PL-së për të vendosur emrin e Sali Berishës në fletën e votimit si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Ndryshimin e vendimeve nr.362 dhe 362 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë si edhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur përbri emrin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” emrin e z.Sali Berisha”, thuhet në dokument.
 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *