January 19, 2022

Bashkëthemeluesi i Twitter jep dorëheqjen si shef ekzekutiv: Koha të largohem

Shpërndaje lajmin

Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të kompanisë.

Ai do të zëvendësohet nga zyrtari aktual kryesor teknik, Parag Agrawal, njoftoi Twitter.

Më në fund është koha që unë të largohem”, shkroi Dorsey, duke thënë se kompania ishte “gati për të vazhduar përpara”.

Dorsey u shpreh se kishte besim të thellë te zëvendësuesi i tij. “Unë jam thellësisht mirënjohës për aftësinë, zemrën dhe shpirtin e tij. Është koha e tij për të udhëhequr” tha ai.

Agrawal iu bashkua Twitter-it në vitin 2011./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *