Bashkim i PD-së? Deputetja Ilda Dhori: Nuk shoh hapa pozitive konkrete
Deputetja Ilda Dhori është shprehur se nuk sheh hapa konkret për bashkimin e PD-së për zgjedhjet e 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se retorika mes palëve është shumë e vështirë ndërsa u bëri thirrje kolegëve demokratë që të sakrifikojnë nga vetja për bashkimin e PD-së.
“Me këtë retorikë e shoh të vështirë bashkimin e PD-së. Në njërën anë retorika është shumë e ashpër dhe radikale dhe ana tjetër pas vendimit të Gjykatës është më tolerante. Nuk shoh hapa pozitivë drejt kësaj. Ajo që na duhet janë vetëm hapa konkretë. Ajo që na duhet është që secili nga ne të lëshoj nga vetja për t’i shërbyer PD-së”- theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
VIDEO/ Tifozët e Partizanit ndezin atmosferën, marshojnë drejt “Air Albania”
Dodik nën hetim për mohim të gjenocidit në Srebrenicë