Bastisen zyrat e Gazpromit

Shpërndaje lajmin

Zyrtarët e BE-së kontrolluan zyrat e Gazpromit në Gjermani, si pjesë e një hetimi për rolin e gjigantit rus në rritjen rekord të çmimeve në Evropë.
Burimeve të paidentifikuara nga agjencia amerikane Bloomberg, zyrtarët kanë vizituar zyrat e kompanisë ruse, përfshirë Gazprom Germania GmbH dhe Wingas GmbH, të cilat furnizojnë me gaz rreth 20% të tregut gjerman.
Aksioni u ndërmor pasi që në Evropë janë vonuar hetimet për atë se a kanë ndikuar veprimet e Gazpromit në rritjen marramendëse të çmimeve të gazit, gjë që ka përkeqësuar krizën energjetike në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.