Baton Haxhiu zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD nuk tregon asnjë emër oligarku

Share

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, shpjegoi patformën e opozitës për të dënuar oligarkët dhe personat që kapen në shkelje të ligjit.

Por ndonëse analisti Baton Haxhiu i kërkoi disa herë të thotë qoftë edhe një emër oligarku, Basha nashloi pyetjen e analisti dhe nuk dha një përgjigje.

Biseda në emisionin “Opinion”:

Haxhiu: Ma thuaj cilin oligark ka krijuar Edi Rama, me emër me mbiemër.

Basha: Të gjitha këto afër, të cilat po të marrësh datën…

Haxhiu: Kam respekt të madh për ty.

Basha: …të gjitha këto janë afera të kohës kur Rama ka qenë kryeministër. Të gjitha këto i bëjnë këta njerëz oligarkë, pikërisht se aferat janë bërë në kohën e Edi Ramës. Zotimi i kësaj platforme është që në këtë sitë do kalojnë edhe koncesione, të dhëna edhe në kohën e qeverisjes së PD Dhe çdokush që kapet në shkelje të ligjit./ CNA.al


Share

Komente