Baxhaku: Ngjarja në Amerikë tregon se ku mund të na çonte një konfrontim i Kurtit me adminisratën Trump

Share

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme të paprecedentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përkrahës të Donald Trump u futën dhunshëm në Senat për të penguar procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ngjarja e djeshme në Amerikë tregon se ku potencialisht do të mund ta dërgonte Kosovën një konfrontim i Kurtit me një administratë të pazakontë të drejtuar nga republikani Trump

Derisa shton se politika e ndjekur nga LDK dhe Avdullah Hoti në raport me administratën Trump ka qenë e drejtë.

“Trazirat dhe dhuna e djeshme në Kongresin American, për te gjithë ata që kanë dy fije njohuri nga politika vërtetojnë katërciprisht ku mund të na qonte një konfrontim i Qeverisë Kurti me një President dhe administrat krejtësisht të pazakontë dhe jokonvencionlale të SHBA dhe nga ana tjetër vërtetonë politiken e drejtë dhe largëpamëse të LDK-së dhe Qeverisë Hoti”, ka përfunduar ish-deputeti i LDK’së.

Trazirat dhe dhuna e djeshme në Kongresin American, për te gjithë ata që kanë dy fije njohuri nga politika vërtetojnë…

Posted by Hatim Baxhaku on Thursday, January 7, 2021

 


Share

Komente