April 14, 2021

Bayerni edhe pse me një lojtar më pak, fiton ashtu siç e ka zakon ndaj Stuttgartit (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

 

Bayerni Munchen ka fituar me poker golash ndeshjen ndaj Stuttgartit në kuadër të javës së 26 të Bundesligës.

Alphonso Davies u ndëshkua me karton të kuq në min (12’), dhe la skuadrën me një lojtar më pak në fushë.

Por kjo si duket nuk ishte fare problem për “Bavarezët”.

Lewandowski shënoi në min (18’), i ndjekur nga Gnabry min (22’).

Lewandowski shënoi golin e dytë në min (23’) dhe më pas kompletoi hetrikun në pjesën e parë, përkatësisht min (39’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0.

Në pjesën e dytë, Stuttgarti kishte avantazhin numerik në fushë por nuk arriti të shënojë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0. Tani Bayerni qëndorn në vendin e parë me 61 pikë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *