Bazel: Mashtruesit telefonikë në ‘aksion’, kanë vjedhur mbi 1 milion franga

0
Shpërndaje lajmin

Mashtruesit telefonikë janë ende shumë aktivë në Zvicër – duke synuar kryesisht të moshuarit.
Prokurorët në kantonin e Bazelit po vlerësojnë se më shumë se një milion franga janë vjedhur vetëm në gjysmë kantonin e tyre.
Shumë nga telefonatat ndjekin një model të ngjashëm. Objektivi thirret dhe i thuhet se ose një anëtar i ngushtë i familjes ka pësuar një aksident ose ata kanë qenë viktimë e një pagese të mundshme mashtruese në bankën e tyre dhe ata duhet të lëvizin paratë e tyre, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Thirrjeve u jepet besueshmëri e shtuar pasi numri i telefonit nga vjen thirrja mund të tregojë numrin legjitim të bankës edhe të stacionit të policisë lokale – që njihet si numri “mashtrim”.
Prokurorët kantonalë thonë se banka ose policia kurrë nuk do t’u kërkojnë njerëzve të tërheqin para ose të dorëzojnë sende me vlerë – për të ashtuquajturën “ruajtje të sigurt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *