November 28, 2021

BE aprovon dy trajtime të reja me antitrupa për parandalimin e virusit

Shpërndaje lajmin

Dy medikamente të terapisë me antitrupa për të luftuar Covid-19 janë aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

EMA rekomandon autorizimin e terapisë me antitrupat ‘Ronapreve’ nga kompania farmaceutike zvicerane ‘Roche’ dhe  ‘Regkirona’ nga kompania biofarmaceutike ‘Celltrion’ në Korenë e Jugut.

Të dy agjentët antiviralë rekomandohen për përdorim në fazat e hershme të infeksionit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Komisioni Europian duhet të japë aprovimin e tij përpara se të dy barnat të hyjnë në tregun e përbashkët të BE-së, pasi kjo konsiderohet një formalitet.

‘Ronapreve’ përbëhet nga dy përbërës aktivë, dhe është bashkëprodhuar nga prodhuesi amerikan Regeneron Pharmaceuticals. EMA e miratoi atë për të trajtuar personat në moshën 12 vjeç e lart.

Regkirona, e përbërë nga një përbërës aktiv, u miratua për të trajtuar të gjithë të rriturit.

Komisionerja europiane e shëndetësisë, Stella Kyriakides, e përshëndeti aprovimin e dy medikamenteve.

“Me rritjen e numrit të infeksioneve Covid-19, pothuajse në të gjitha shtetet anëtare, ndihemi të sigurt për më shumë trajtime premtuese në zhvillim”, tha ajo në një deklaratë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *