“BE e SHBA të zgjohet”/ Krisafi: Ndërkombëtarët e dinin që në Veri ka armë

0
Shpërndaje lajmin

Analisti Ledion Krisafi, teksa foli për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës tha se është momenti që BE dhe SHBA të zgjohen.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, u shpreh se ndërkombëtarët e dinin që në Veri të Kosovës ka pasur armatime dhe grupe të armatosur, por megjithatë nuk kanë shprehur asnjë lloj gatishmërie për të qartësuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Më tej ai nënvizoi se reagimi që bën sot për situatën ishte I ngjashëm me atë të tre policëve të arrestuar muaj më parë dhe pse situate sot ishte shumë më e rëndë.
“Është një moment ku BE duhet të zgjohet, sepse e gjithë situate e dialogut dhe asaj që ka ndodhur muajt e fundit, mendoj se është një dështim total të BE si ndërmjetësues.  Unë nuk mendoj se si evropianët dhe amerikanët çuditen  që në Veri të Kosovës ka armatime dhe grupe të armatosura. Ata e kanë ditur këtë gjë, por është një moment që  duhet një rishikim total qoftë nga BE dhe nga SHBA. Nuk kam parë asnjë lloj gatishmërie qoftë nga ndërkombëtarët qoftë nga BE për t’I vendosur pikat mbi i kësaj çështje. Reagimi që patën sot ishte i ngjashëm me atë të tre policëve, me qëllim për të mos i prishur qejfin asnjërës palë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Sulmi me armë në Veri të Kosovës/ Arrestohet dhe një sulmues tjetër
Vuçiç i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Dyfytyrësi, s’do e njohim kurrë Kosovën

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *