BE e zhgënjyer me vendimin e Kurtit për targat
Bashkimi Evropian pwrmes njw reagimi ka deklaruar se është i “zhgënjyer” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosshtyrjen e afatit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe konvertimin e tyre në targat RKS – Republika e Kosovës.
“Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur [këshilla e partnerëve ndërkombëtarë]”, thuhet në reagimin e BE-së.
Pwr kwtw vendim, një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se janë të “zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”.