October 10, 2021

BE fillon veprimet ligjore kundër AstraZeneca-s për ‘shkelje të kontratës’

Shpërndaje lajmin

Bashkimi Evropian thotë se ka filluar veprimet ligjore kundër AstraZeneca mbi pretendimin e shkeljes së kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së saj të koronavirusit.

“Komisioni Evropian ka filluar veprimin ligjor të premten e kaluar kundër kompanisë AstraZeneca mbi bazën e shkeljes së marrëveshjes së përparuar të blerjes”, ka thënë një zëdhënëse nga Komisioni Evropian, shkruan Euronews.

Sipas Euronews, AstraZeneca ishte zotuar të furnizonte me 180 milionë doza BE-në në tremujorin e dytë të këtij viti, por është përballur me vonesa të shumta të dërgesave.

Dhe, zyrtarët e BE-së kanë akuzuar kompaninë se nuk ka përmbushur zotimin e saj.

“Kompania nuk ka qenë në gjendje të dalë me një strategji të besueshme për të siguruar shpërndarjen në kohë të dozave. Ajo që ka rëndësi për ne, në këtë rast, është që ne duam të sigurohemi që të ketë një shpërndarje të shpejtë të një numri të mjaftueshëm të dozave që janë premtuar në bazë të kontratës”, vazhdoi zëdhënësja.

“Kështu që Komisioni ka filluar me të vërtetë veprime ligjore në emër të tij dhe në emër të 27 shteteve anëtare që janë plotësisht të bashkuar në mbështetjen e tyre për këtë procedurë”.

Muajin e kaluar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi AstraZeneca për “fatkeqësisht nënprodhim dhe nënshpërndarje”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *