April 15, 2021

BE forcon kontrollet mbi eksportet e vaksinave

Shpërndaje lajmin

Bashkimi Europian po planifikon të forcojë kontrollet mbi eksportet e vaksinave antiCOVID-19 jashtë bllokut, njoftuan sot burime europiane në kushte anonimiteti.

Përballë vështirësive të mëdha të furnizimit, BE krijoi një sistem që regjistron dërgesat e jashtme të vaksinave në janar, mes një përplasje të vazhdueshme me gjigantin farmaceutik britaniko-suedez “AstraZeneca”, raprton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Aktualisht, eksportet mund të bllokohen vetëm nëse një kompani mendohet se po dështon në detyrimet e saj të dorëzimit kontraktual në BE dhe vetëm në vende të caktuara.

“Tani, BE dëshiron të heqë përjashtimet për kontrollet në eksportet humanitare ose ato që drejtohen për në vendet partnere ose fqinje”, thanë burimet.

Sipas burimeve, sistemi më i rreptë do të prezantojë, gjithashtu, dy kritere të reja që lejojnë bllokimet: sa larg me vaksinimin është vendi marrës dhe nëse vendet prodhuese të vaksinave po eksportojnë në një mënyrë reciproke

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *