BE i kërkon Gjermanisë të investojë në energji të rinovueshme
Gjermania duhet të investojë më shumë në burimet e energjisë së ripërtërishme dhe të largohet nga lëndët djegëse fosile, porositi Komisioni Evropian më 24 maj.
Komisioni, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, këshilloi ekonominë më të madhe në Evropë që të reduktojë më tej varësinë e saj ndaj lëndëve djegëse fosile. Kjo kërkesë është në kuadër të disa rekomandimeve të politikave ekonomike, që janë pjesë e një analize më të gjerë që i është prezantuar shteteve anëtare të BE-së.
Komisioni Evropian theksoi nevojën që qeveritë e BE-së të ulin mbështetjen për amvisëritë dhe bizneset sa i përket kostove të larta të energjisë elektrike dhe të përdorin kursimet për të paguar borxhin e akumuluar që nga pandemia e koronavirusit.
“Përderisa çmimet e energjisë kanë rënë së fundmi, ne ende përballemi me shumë sfida”, tha zëvendëspresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis, përmes një deklarate, duke vënë në pah nivelin e lartë të inflacionit në shtetet e bllokut evropian./Reuters