January 14, 2022

BE i reagon Serbisë, i kërkon të trajtojë sportistët e Kosovës njësoj si ata të vendeve tjera

Shpërndaje lajmin

Bashkimi Evropian e mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano i bëri komentet për Radion Evropa e Lirë, pas vendimit të autoriteteve të Serbisë për t’iu ndaluar hyrjen në Serbi boksierëve nga Kosova.

BE mbështet plotësisht Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit në pritjet që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet njësoj sikur delegacionet e secilit anëtar tjetër”, tha Stano.

“Siç e kemi thënë disa herë në të kaluarën, normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbimet e tilla janë thelbësore për të ndërtuar mirëkuptimin. Autoritetet në të gjitha nivelet nuk duhet t’i kursejnë përpjekjet për të siguruar që shkëmbimi i tillë bëhet rregullisht, në mënyrë të papenguar dhe pa asnjë shqetësim”, shtoi Stano.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *