BE i “shpall luftë” Rusisë, shtetet që mund të furnizojnë Ukrainën me avionë gjuajtës

0
Shpërndaje lajmin

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të intensifikohet në ditët në vijim. Ukrainasit nuk janë dorëzuar lehtë siç prisnin rusët, përkundrazi janë duke u furnizuar me sasi të mëdha armatimi nga Bashkimi Europian dhe SHBA-të.
Gjatë konferencës së mbrëmjes së të dielës me gazetarët, shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrel bëri edhe deklaratën e bujshme, sipas të cilit shtete të unionit do të furnizonin Ukrainën me avionë gjuajtës.
Kjo përbën një ndryshim të fortë në qasjen e BE-së ndaj luftës në Ukrainë, të cilët deri më tani ishin mjaftuar me sanksione ndaj Rusisë dhe furnizim me municione dhe artileri.
Në deklaratën e tij, Borrel la të kuptohej se avionët që do t’i jepeshin Ukrainës janë prodhime të bllokut lindor.
“Ne jemi gati tëfurnizojmëushtrinëukainase me avione luftarake. Nuk po flasim këtu për municione. Ne do furnizojmëUkrainën me armët mëtërëndêsishme për tëshkuar nëluftë. Ministri Kuleva na ka thënëse ata kanënevojëpër avione luftarake për tëoperuar ? Ne e dimëse për çfarëavionesh bëhet fjalëdhe disa shtetet anëtare i kanëkëto avione. Kufinjt perëndimorëtëUkrainës janëtëhapur. Ka disa shtete anëtare qëduan tëfurnizojnëUkrainën me armatim shtesëpërveç atij tëBashkimit Europian“, tha ai.
Shtete që janë pjesë e BE-së si edhe që kanë në inventarin e tyre avionë të tillë janë Polonia, e cila ka një skuadrilje prej 23 avionësh Mig-29, ndërsa pret që të furnizohet edhe me fjalën e fundit të teknologjisë, ata F-35; Bullgaria me 16 të tillë dhe Sllovakia me 21 copë.
Borrel nuk publikoi të dhëna se cili do të ishte shteti, megjithatë deri më tani Polonia ka mbajtur qendrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe ndihet më e rrezikuar prej Putinit, gjë që mund ta bëjë edhe më të gatshme për t’i ofruar Ukrainës një pjesë të avionëve të saj, nisur edhe nga fakti se tashmë është në pritje të avionëve F-35. /
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *