BE i thotë ‘JO’ negociatave me Shqipërinë, akademiku Artan Fuga jep mesazhin e fortë: Doni të dini sekretin?

Share

Ambasadorët e BE nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dhjetor. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ra dakord në konkluzionet e tyre se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga Marsi 2020.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga. Ai shprehet se askush nuk ka dështuar, përkundrazi dështimi është vetëm në kokat tona që e dëshirojmë këtë integrim.

Reagimi i plotë:

“Shqipërisë edhe Maqedonisë të Veriut (çfarë emri!!!) iu shtynë bisedimet për të hapur procesin e integrimit në Bashkimit Europian.

Doni të dini sekretin?

Sipas meje, askush nuk ka dështuar, përkundrazi dështimi është vetëm në kokat tona që e dëshirojmë këtë integrim.

Puna është se forca të rëndësishme sociale dhe politike e konsiderojnë si sukses këtë dështim sipas nesh.

Dështimi është sukses dhe suksesi është dështim. Në media dhe ligjërimet politike këto terma të rëndësishëm janë përdorur gabim.

Derisa ta kuptojmë se dështimi për ne është suksesi i atyre, kurrë nuk do të kuptojmë gjë as nga gjeopolitika, as nga politika e brendshme, as nga ekonomia, as nga diplomacia, as nga retorika, as nga asgjë.

Do të jemi thjesht “idiotë” në politikë!

Ata kërkojnë atë që nuk e duan!

Ju duket alogjike si shprehje? Aq më mirë!”, shkruan Fuga.


Share

Komente