BE-ja me sanksione të reja ndaj Venezuelës

Share

Bashkimi Evropian ka vendosur të sanksionojë 19 zyrtarë të Venezuelës “me arsyetimin se ata dëmtojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.

Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së, thuhet se këta persona do të sanksionohen për “minimin e të drejtave të opozitës, kufizimin e lirive themelore dhe shkeljen e të drejtave të njeriut” në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2020 për Parlamentin Kombëtar në Venezuelë, të cilat BE-ja nuk i njeh “për shkak të padrejtësisë”.

Midis atyre të përfshirë në listën e sanksioneve janë zyrtarë të Komisionit Zgjedhor, disa gjykatës, disa zyrtarë të nivelit të lartë të sigurisë, anëtarë të disa komisioneve dhe kryetarët e tyre të parlamentit të ri.

Me përditësimin e fundit në listën e sanksioneve, numri i zyrtarëve venezuelas të vendosur nga BE-ja është rritur në 55. Sanksionet përfshijnë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive.

BE-ja filloi masat kufizuese kundër Venezuelës në nëntor të vitit 2017. Këto përfshinin ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për disa individë si dhe embargo armësh dhe një ndalim të shitjes së pajisjeve të caktuara që do të përdoren kundër opozitës brenda vendit.//AA


Share

Komente