BE me paralajmërim për presidentin serb të Bosnjës, Milorad Dodik

0
Shpërndaje lajmin

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Serpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’.
Këtë qëndrim të BE-së e bëri publik në një konferencë për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha Stano.
Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për, siç u tha, “kujdesin patriotik dhe dashurinë [e Putinit] për Republikën Sërpska”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *