BE me parashikim të zymtë për ekonominë

Shpërndaje lajmin

Më pak rritje dhe më shumë inflacion. Komisioni Evropian do të ulë sërish parashikimin ekonomik për këtë vit dhe atë të ardhshëm për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë. Zëvendës presidenti Vladis Dombrovskis ka bërë një paralajmërim për Brukselin.
“Ne po shohim se rritja ekonomike po rezulton fleksibël këtë vit. Sërish, duhet të presim një parashikim në rënie, madje edhe për vitin e ardhshëm. Kjo, për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve, por dhe të inflacionit, që vazhdon të na surprizojë me rritjen e tij. Ndaj do të ketë një rishikim negativ,” – u shpreh Vladis Dombrovskis, zv.president i Komisionit Evropian, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Por pavarësisht kësaj goditjeje të rëndë ndaj pritshmërive pas dy vite të errët të kaluar për shkak të pandemisë, Dombrovskis siguron se për momentin nuk ka shenja për recesion. Në qershor, Eurozona arriti rekordin e ri vjetor të inflacionit, 8.6 për qind. Ndërkohë, parashikimi i fundit për rritjen e GDP-së, i bërë në muajin maj, ishte 2.7 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.