April 14, 2021
Shpërndaje lajmin

Bashkimi Evropian rafinoi rregullat mbi eksportin e vaksinave anti-COVID-19 të mërkurën, duke i dhënë asaj një të drejtë më të qartë për të bllokuar dërgesat në vende të tilla si Britania me norma më të larta të vaksinimeve dhe atyre që nuk eksportojnë dozat e tyre të vaksinave.

Shefi i tregtisë së BE-së Dombrovskis tha në një konferencë shtypi se mekanizmi i autorizimit të eksportit nuk synonte ndonjë vend specifik.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr politikën tregtare për 27 anëtarët e BE-së përcaktoi një propozim, duke zgjeruar masat ekzistuese që kërkojnë të sigurojnë që eksportet e planifikuara nga prodhuesit nuk kërcënojnë furnizimin e ulur tashmë të BE-së. Dhënia e licencave të eksportit do të bazohet në reciprocitet dhe “proporcionalitet” – si situata epidemiologjike, shkalla e vaksinimit dhe qasja në vaksina në vendin e destinacionit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *