BE ndëshkon Zvicrën: E përjashton nga programi kërkimor “Horizon Europe”

Shpërndaje lajmin

Dështimi i marrëveshjes kornizë Zvicër-BE tani do të ketë pasoja konkrete për studiuesit zviceranë: këtë vit, Zvicra mund të marrë pjesë vetëm pjesërisht në programin evropian të kërkimit “Horizon Europe”.

Tani Zvicra nuk është më pjesë e programit kërkimor të BE-së “Horizon Europe”. Ajo tani e tutje do të ketë vetëm statusin e “vendit të tretë jo-shoqërues”, siç është njoftuar nga Sekretariati Shtetëror i Arsimit, Kërkimit dhe Inovacionit (SBFI).

Studiuesit në Zvicër mund të vazhdojnë të marrin pjesë në konkurset e programit “Horizon Europe” në një masë të kufizuar, por vetëm me mbështetjen e Qeverisë Federale.

Arka e parave të programit më të madh kërkimor në botë nuk është më e arritshme për Zvicrën. SBFI shkruan se anëtarësimi i plotë i Zvicrës në programin “Horizon Europe” mbetet qëllimi i Këshillit Federal.

Miliarda e kohezionit si mjet arbitrazhi?

Miliarda e dytë e kohezionit që Zvicra pritet t`ia paguajë BashkimintEvropian luan një rol të rëndësishëm në këtë këtë pikë. Autoritetet janë të bindur se pjesëmarrja në “Horizon Europe” do të funksionojë nëse pagesa në fjalë i bëhet BE-së. Negociatat atëherë mund të fillojnë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *