Tashmë dihet se platforma, Spotify është një nga platformat më të famshme të muzikës online ku të gjithë artistët promovojnë këngët e tyre, transmeton albinfo.ch.
Suksesi i radhës për këngëtaren me origjinë shqiptare, vjen nga Bebe Rexha e cila ka arritur shifra rekord të dëgjimit.
Ajo e ka ndarë lajmin me ndjekësit, se kënga e saj “In the name of love”, e cila është një bashkëpunim me Martin Garrix, ka arritur të dëgjohet një miliardë herë në platformën muzikore “Spotify”.
“Në ditën kur e kam bërë këtë këngë, e kam ditur se është speciale”, ka shkruar Bebe, duke falenderuar bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e saj.