October 11, 2021

Bebe Rexha: Bashkëpunimi me Duan, Ritën dhe Avan do të ishte frymëzim për vajzat shqiptare

Shpërndaje lajmin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi u është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në rubrikën ‘AskAnythingChat’.

Ndër pyetjet e shumta që iu drejtuan këngëtares ishte edhe ajo e një bashkëpunimi të mundshëm me Dua Lipën dhe Ava Max, për të cilën Rexha ka thënë se do të ishte një gjë e mrekullueshme që të gjitha të bëhen bashkë, sepse vijnë nga i njëjti vend.

“Çdo gjë është e mundur, dhe do të thoja ‘Po’, do të përpiqem të ndodhë. Unë mendoj se do të ishte e mrekullueshme sikur vajzat të bëheshin bashkë, sepse ju e dini që ne vijmë nga i njëjti vend, ku ashtu siç kemi folur më herët, në të kaluarën, vajzat nuk ishin gjithmonë në muzikë në kulturën tonë, tani është komplet ndryshe dhe ju e dini që unë e dua kulturën time shumë, por unë jam rritur në gjysmë kulturën time, kështu që mund të flas në gjysmën e tyre”, ka thënë ajo.

Tutje këngëtarja ka shtuar se një bashkëpunim i tillë mes shqiptareve do të motivonte të gjitha femrat e tjera shqiptare dhe kosovare, që ato kanë fuqi të arrijnë në jetë.

“Ju e dini, ne femrat nuk kemi qenë gjithmonë të barabarta si meshkujt dhe mendoj se fakti se ne të gjitha vijmë nga një kulturë e ngjashme është vërtet e bukur dhe mendoj se do të ishte e mrekullueshme për neve të vinim së bashku dhe të kapnim duart dhe të bëheshim si të gjitha vajzat e tjera shqiptare ose kosovare atje, do të ishim si: ‘Ju mundeni, ju mund ta bëni këtë, ju mund t’i bëni ëndrrat e tua realitet, ti e ke këtë dhe çdo vajzë në botë – nuk ka rëndësi nga je, kështu që do të doja ta bëja këtë të ndodhte”, ka theksuar Rexha, shkruan KultPlus, përcjell Albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *