Bebe Rexha performon “Sacrifice” në “Good Morning America”

Shpërndaje lajmin

Duket se Bebe Rexha po feston albumin e saj të quajtur, “Better Mistakes”. 31-vjeçarja ka folur për albumin e saj të ri në episodin e së premtes në “Good Morning America”.

Kujtojmë se Rexha solli albumin në maj. Në GMA, ajo është pyetur se përse më parë theksoi se albumi është gjithçka që dëshironte të përfshinte në një album.

“Për të qenë e sinqertë, unë kam shkruar këngët dhe i dua fjalët dhe gjërat që kam thënë, që nuk i kam thënë më parë”, tha Rexha. “Thjesht, ishin të prekshme”.

Po ashtu ajo shton se e ka kompletuar albumin vite më parë, por që po priste të kalonte pandemia e coronavirusit.

Bebe Rexha do të jetë prezantuese dhe do të interpretojë në “Can’t Cancel Pride” të organizuar nga iHeartMedia.

“Unë e kam përfunduar albumin tre vjet më parë, dhe më pas goditi pandemia dhe kështu e kam shtyrë. Ishte e vështirë, por mendoja që nuk ishte një kohë e duhur”, vazhdon Bebe.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *