Bebe Rexha po sjell albumin e ri, zbulon datën e publikimit

Shpërndaje lajmin

Bebe Rexha ka zbuluar se pritet të sjellë së shpejti albumin e saj më të ri. Artistja shqiptare me famë botërore e bëri me dije lajmin përmes një videoje në Instastory, duke thënë se data e publikimit të albumit me titull “Better Mistakes” do të jetë me 7 Maj.

Në video, këngëtarja shqiptare shfaqet e emocionuar, ndërsa thotë se pret me padurim që të gjithë fansat të dëgjojnë projektet muzikore. Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu kopertinën e këtij albumi. Për më tepër, ajo pritet të publikojë këtë të premte një këngë të re, Sabotage.

Bebe Rexha Stan (@rxhstan) | Twitter

“Edhe një surprizë pasi nuk duket se të gjithë mund të presin më gjatë për këtë.”, ka shkruar Bebe. Kujtojmë që autorja e shumë hiteve shënoi një rekord pak ditë më parë në platformën “Spotify” duke shënuar 1 miliard dëgjime me projektin “Meant To Be”. /abcnews.al

Image

Bebe Rexha Wows Kuwaiti Label at The 2020 Video Music Awards | Al Bawaba


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *