January 26, 2022

Befason Fiorentina, i “rrëmben” sulmuesin Hertha Berlini

Shpërndaje lajmin

Një transferim suprizë ka ndodhur, teksa Fiorentina i ka “rrëmbyer” sulmuesin Hertha Berlini. Bëhet fjalë për Krzysztof Piatek i cili ka vendosur të rikthehet në Itali.

Klubi vjollcë e ka marrë lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për shumën e 15 milion eurove.

26-vjeçari polak do të ketë mundësinë të luajë në sulm me sulmuesin e shumë kërkuar në këtë merkato, Dushan Vlahovic, ku Piatek do të kërkojë të kthehet në protagonistin kryesorë të skuadrës dhe të përsërisë shkëlqimin e tij që kishte me Genoa në sezonin 2018-2019, përpara se të transferohej te Milani. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.