April 18, 2021

Befason Gareth Bale: Pas Evropianit kthehem te Reali

Shpërndaje lajmin

Sulmuesi i Real Madridit i huazuar te Tottenham ka dhënë një deklaratë befasuese sa i përket të ardhmes së tij.

Uellsiani u huazua gjatë verës te Tottenham, por shpjegoi se planifikon rikthimin në “Santiago Bernabeu” sapo të mbarojë huazimi,.

Deklarata e tij është mjaftë befasuese duke marrë parasysh se raportimet e mediave spanjolle thonë se Reali shpreson ta shesë sa më parë Bale, i cili nuk është në planet e Zinedine Zidanes.

Sidoqoftë, sipas Bale, arsyeja kryesore që u huazua te Spurs ishte minutazha më e lartë dhe që të jetë i gatshëm për Evropianin me Uellsin.

“E ardhmja nuk do me pengojë para Evropianit. Arsyeja kryesore që erdha te Spurs këtë vit ishte sepse doja të luaja më shumë dhe të jem në Evropian, doja të jem në formë”.

“Plani origjinal ishte të bëj vetëm një sezon te Spurs dhe pastaj pas Evropianit, do kisha edhe një vit te Real Madrid”.

“Planifikoj të rikthehem dhe kjo është gjëja e vetme që kam planifikuar që të jem i sinqertë”, deklaroi ai.

31-vjeçari me Realin ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të La Liga-s.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *