Befason ish-futbollisti Egbo: Shqipëria është njësoj si Nigeria

Shpërndaje lajmin

Ai është një personazh shumë interesant dhe shumë i dashur për të gjithë shqiptarët. Madje me bindje ndjehet jo vetëm nigerian, por edhe shqiptare.
Me një karrierë aktive, portier me klube në Egjipt, portier i kombëtares së Nigerisë, i ardhur në Shqipëri në vitet 2001-2004 si portier i SK Tirana, pastaj te Bylisi në sezonet 2007-2011, për t’u rikthyer te SK Tirana si trajner dhe kampion. Prej disa muajsh ai është i angazhuar me klubin OHOD FC Medinah në Arabinë Saudite.
Emmanuel Egbo përjetoi momentet e tij të famës, që ndoshta kurrë nuk e kishte menduar se mund ta kishte, por pikërisht atëherë trajneri nigerian, afrikani i parë që fiton një titull kampion si trajner në Europë me Tiranën, do të duhej të largohej nga Shqipëria për një tjetër aventurë në futboll.
Në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euroneës Albania, Egbo tregoi se lidhjen me Shqipërinë e ka shumë të fortë pasi sic theksoi Shqipëria është si vendi i tij i lindjes Nigeria.
“Shqipëria është vendi im i parë, këtu kam jetuar më shumë se në Nigeri, bashkëshortja ime punon këtu, nuk ka qenë me mua në Arabi.  Shqipëria është si Nigeria, shqiptarët kanë respektin dhe mirësjelljen ndaj të huajve si në vendin tim. Kur shohin se një i huaj kërkon të integrohet, ata e bëjnë pjesë të familjes”, u shpreh Egbo.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Befason Nedim Vlora: Ismail Qemali ishte mason
Befason Dollenberg: Në Gjermani preferojnë të rrinë në shtëpi se të punojnë si mjekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *