January 24, 2022

“Bëja 2 hapa e rrëzohesha në tokë”, e reja shqiptare tregon historinë frymëzuese si mposhti astmën

Shpërndaje lajmin

Historia e rrallë e vajzës që dikur mjekët ia vunë jetën në pikëpyetje, sot frymëzon dhjetëra njerëz për të ecur përpara. Rezarta Fataj, një nga instruktoret më të njohura të cross fit-it tregoi në “Vila24” se si vite më parë mjekët e kishin këshilluar që të angazhohej me sport, për ndryshe jeta e saj ishte në rrezik. Alergjia e astma ishin shumë agresive.

“Bëja 2 hapa, bija përtokë, ngrihesha… Më merrnin në krahë, -thotë ajo, -po vazhdoja.” Me shumë vullnet, Fataj shprehet se ka punuar për të ulur shumë kg nga pesha, deri sa gjithë ky përkushtim, iu kthye në profesion.

“Tani dua të nxis e të ndihmoj edhe të tjerët të përmirësojnë shëndetin”- thotë Fataj, ndërsa shton se më duhet të ushtrohemi për një shëndet të mirë, pastaj për bukurinë.

Në fund ajo përcolli mesazhin se ushtrimet fizike duhet të bëhen vazhdimisht e jo vetëm 2 muaj para se të shkojmë me pushime.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *