“Bejtja duhej monitoruar nga policia”/ Softa: Grupet kriminale s’të falin…

0
Shpërndaje lajmin

Eksperti i kriminalistikës, Fation Softa, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me ekzekutimin e Genjtan Bejtja, ditën e djeshme në Fushë-Krujë.
Ai u shpreh se Bejtja duhej të merrej në mbrojtje nga policia duke qenë se dhe më parë ka qenë pre e atentateve.
Sipas tij grupet kriminale, nëse të vënë në shënjestër nuk e lënë pa e arritur objektivin e tyre.
“Kanë qenë tre atentate, ky është i katërti derisa i mori jetën. Të tre atentatet, të realizuar në të njëjtat forma. Kemipasur një të arrestuar 6 muaj më parë.
Nga atentati i parë dhe deri te momenti i ekzekutimit, një person që ishte nqë qendër dhe në shënjestër të krimit, duhet të kishte pasur një informacion se kush kanë qenë personat e interesuar për ta eleminuar atë. Kjo tregon për grupet e organizimeve të cilët, kur të vejnë në shënjestër nuk ka shans të shpëtosh. Kjo është fatkeqësi”-tha Softa.
LEXONI GJITHASHTU: 

Sekuestrohen armë zjarri në makinën e Emilijano Nikës, kushëriri i Ervis Martinajt
Marrëveshja PS-Rithemelimi, reagon Ambasada Gjermane: Shenjë inkurajuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *