Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, e pranishme në GJKKO ambasadorja greke dhe Vangjel Dule
Sot po mbahet seanca në Apelin e GJKKO për Fredi Beleri.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie dhe leje për tu betuar para popullit të Himarës.
Para nisjes së seancës në ambientet e GJKKO-së ka mbërritur edhe ambasadorja greke Konstantina Kamits për të ndjekur nga afër procesin.
Gjithashtu në GJKKO ka mbërritur edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg prej 10 Majit të këtij viti, pasi u kap duke blerë vota.
Pavarësisht se ka kërkuar disa herë masë të më lehtë sigurie, GJKKO nuk e ka pranuar./Albeu.com