Belgjikë: Refugjatët nga Ukraina, prioritet para atyre nga Azia dhe Afrika

0
Shpërndaje lajmin

Për dallim nga azilkërkuesit e Azisë dhe Afrikës, refugjatët ukrainas kanë përparësi në trajtimin e tyre nga shteti belg.

Azilkërkuesit që duan të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës dhe Bashkimit Evropian, detyrohen të flenë në rrugë për shkak se qendrat e pritjes janë plot.

Ata që dëshirojnë të aplikojnë për azil rreshtohen që herët në mëngjes para zyrës së Agjencisë Federale Belge për Pritje të Azilit, të quajtur “Petit Chateau”.

Meqenëse qendrat e pritjes së refugjatëve janë të mbipopulluara, shumica e këtyre njerëzve detyrohen të kalojnë natën në rrugë.

Paraditen e së premtes u ngrit një tendë e improvizuar pranë kanalit përballë “Petit Chateau”. Dhjetëra njerëz flinin me gjithçka që kishin për të qenë sa më komod dhe ngrohtë, me jorgan, batanije, krevate dhe dyshekë.
Rreth 200 njerëz, kryesisht qytetarë të Afganistanit dhe vendit të vogël të Afrikës Lindore të Burundit, po flenë jashtë një ndërtese të rezervuar për refugjatët ukrainas në lagjen Schaerbeek.

Ndërsa refugjatët nga Azia dhe Afrika presin aq gjatë për një përgjigje, Belgjika ka përshpejtuar pretendimet e ukrainasve që ikin nga lufta, duke u dhënë atyre të drejtën për leje qëndrimi dhe pune, si dhe qasje në mbrojtje sociale, strehim dhe mjete jetese.

Kriza në Bruksel, e cila vazhdon prej më shumë se një viti, është përkeqësuar javët e fundit me të paktën 21 fëmijë që flenë në rrugë.

Megjithëse autoritetet thanë se do të ndërtoheshin strehimore shtesë, asgjë nuk ka ndryshuar. Organizatat joqeveritare u ofrojnë këtyre njerëzve ushqim, veshje dhe mbështetje shëndetësore me aq sa munden.

“Njerëzit e kalojnë natën në rrugë në të ftohtë të ashpër,” tha Sotieta Ngo, drejtoreshë e Iniciativës Koordinuese jofitimprurëse për Refugjatët dhe të Huajt (CIRE).

“Belgjika nuk dëshiron të bëhet tërheqëse për refugjatët”, tha ajo më parë për AA.

Duke vënë në dukje se futja e sistemeve lokale të ndihmës komunale do të zgjidhte problemin, OJQ-të pretendojnë se shteti e shmang këtë hap për të mos tërhequr më shumë refugjatë për të aplikuar për azil./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *