January 13, 2022

Belica: Skëndërbeu rival i fortë. Titulli? Ka shumë pikë në lojë, synimet janë madhore

Shpërndaje lajmin

Skuadra e Partizanit po vazhdon përgatitjet në “Footbal Republic” për ndeshjen kundër Skëndërbeut në kuadër të javës së 11-të të Abissnet Superiore, që do të zhvillohet me 4 dhjetor, në stadiumin “Air Albania”.

Për mediat ditën e sotme gjatë seancës stërvitore ka folur edhe mbrojtësi i të kuqve, Egzon Belica, i cili thekson se Skëndërbeu është një skuadër që gjithmonë iu ka hapur probleme.

Mbrojtësi i të kuqve parashikon një përballje të vështirë me korçarët, të cilët dinë të marrin pikë ndaj ekipeve të forta.

Gjendja psikologjike? Kemi marrë një fitore të vështirë me Teutën, që do të na çlirojë psikologjikisht. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë rezultate të mira. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

Skëndërbeu? Do të thosha që në kampionat nuk ka ndeshje të lehta. Skënderbeu ka treguar se di të jetë rival i forte. Kemi dalë dy ndeshjet e fundit barazim me këtë skuadër. Edhe ndeshja e radhës do të jetë e fortë, shpresoj që çdo gjë të shkojë sipas planeve tona.

A mendoni akoma për titullin? Kampionati është shumë i gjatë, ka edhe shumë pikë në lojë. Synimet i kemi madhore. Nuk jemi aty u ku dëshironim në renditje, por kemi mundësi të rikuperojmë pikë ndaj rivalëve.

Sulmi? Kemi çaluar disi në sulm, por kur, çalon sulmi, çalojmë të gjithë. Raste kemi pasur e ndoshta ka qenë mungesë përqendrimi. Shpresoj që këto gola të humbur t’i rikuperojmë në ndeshjet e radhës /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *