Shpërndaje lajmin

Gjykata e Qarkut, e Dietikonit (Kantoni i Cyrihut) ka dënuar të mërkurën me dymbëdhjetë muaj burgim me kusht ish humoristin e rrjeteve sociale, Bendrit Bajra, transmeton albinfo.ch. Më tutje, 27-vjeçarit i është shqiptuar një gjobë prej 100 tarifash ditore prej 130 frangash.
Gjykata e ka dënuar atë për dy kundërvajtje trafiku dhe për mosrespektimin e një termini në shërbimin civil, shkruan agjencia e lajmeve sda.ch. Mirëpo, për dënimin me burgim me kusht kanë qenë vendimtare kundërvajtjet e trafikut, të cilat mund të kishin shkaktuar vdekje dhe lëndime.
Me dënimin e sotëm, Bajra duhet të heqë dorë nga patentë shoferi për dy vjet.
Në rastin e parë në prill të vitit 2016, dyshtetasi zviceran-shqiptar kishte marrë timonin nga karrigeja e pasagjerit në autostradën A1, por duke e mbajtur vetëm me njërën dorë. Me dorën e dytë ai mbante telefonin për të filmuar atë që po bënte, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, shoferi kishte kaluar në ulësen e pasme.
Në incidentin e dytë, po në prill të vitit 2016, Bajra ishte duke vozitur mbrapa një kolegu në autostradë. Ai qe ngritur disa herë nga ulësja e shoferit për të nxjerrë kokën nga dritarja. Bajra po ashtu e ka filmuar skenën dhe e ka komentuar në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *