April 14, 2021

Bënë më në fund paqe, Stresi shpjegon pse u pajtua me Noizy-n!

Shpërndaje lajmin

Pak ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papritur mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperët që gjithmonë janë parë si armiqtë më të fortë të njëri-tjetrit dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.

Gjatë videove live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin. Në lidhje me këtë ngjarje të fortë, Stresi ka folur për herë të parë në “Prive”. Ai ka treguar se cila ishte arsyeja që e fali Noizy-n dhe ka bërë një deklaratë të papritur për reperët e tjerë. Stresi i ka habitur të gjithë duke u shprehur se Noizy-n nuk e ka pasur kurrë armik të tij, ndërkohë që ne mendonim ndryshe.

“Ne kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Njerëzit kanë dashur medoemos të më shohin keq mua dhe atë. Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.

Ai ka treguar se me Noizy-n nuk ka komunikim drejtpërdrejtë, por kuptohet me të përmes postimeve në rrjete sociale pa pasur nevojë që të flasin.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *