Bënte postime dezinformuese për Covid-19, Twitter i pezullon llogarinë kongresistes amerikane

Shpërndaje lajmin

Twitter ka pezulluar përkohësisht ligjvënësen republikane Marjorie Taylor Greene për postimin e dezinformuese rreth COVID-19.

Gjiganti i mediave sociale tha se llogaria e saj do të jetë në “modalitetin vetëm për leximin” për 12 orë.

Greene, një kongresiste republikane, ka qenë një kritike e hapur e vaksinave dhe përdorimit të maskave.

Muajin e kaluar ajo kërkoi falje për krahasimin e rregullave të maskave të koronavirusit me trajtimin e hebrenjve në Gjermaninë naziste.

Në dy statuset të hënën, ajo argumentoi se vaksinat nuk duheshin kërkuar dhe se Covid nuk ishte i rrezikshëm për njerëzit e moshës nën 65 vjeç që nuk janë obezë.

Të dy postimet janë ende publike, por janë etiketuar nga Twitter si “informacion jo i vërtetë”./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *