“Benzi” përplaset me mjetin e parkuar, plagoset 30-vjeçari
Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të shënuar mbrëmjen e së hënës në Fier.
Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Sheqishte, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qenë i parkuar anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Thumanë
Aksident në Korçë-Pogradec, dy makina përplasen kokë më kokë