“Bëra prova me buzët e filxhanit”, Anxhela Peristeri rrëfen për puthjen e saj të parë

Shpërndaje lajmin

Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuar në një intervistë për programin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, ku rrëfeu gjëra që s’i kishte treguar më herët nga e kaluara e saj.

Anxhela pranoi të tregojë për puthjen e saj të parë, që në fakt s’kishte qenë aspak ashtu siç e kishte imagjinuar. Ndaj, kishte qëndruar plot dy vite pa puthur, pasi kishte dhënë puthjen e parë.

“Puthjen e parë e kam dhënë në gjimnaz… Madje atë natë para se të ndodhte kam bërë prova me buzët e filxhanit… Por pas asaj puthje nuk kam puthur më nja dy vjet sepse nuk më pëlqeu fare… Kam qenë në moshën 17 vjeçe”, rrëfeu Anxhela.

Peristeri ka qenë këto muaj në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak se ajo ka fatin të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Artistja shqiptare do të ngjitet në skenën e festivalit europian me këngën “Karma”, e cila është pritur shumë mirë nga fansat europianë. Këto kohë  Anxhela ka dhënë intervista të shumta edhe në media të huaja, ku më e fundit është ajo për “EPT 1” në Greqi.

Peristeri ka treguar se si lindi kënga “Karma” dhe ka zbuluar se rrënjët e saj janë nga Greqia, ndaj ka këtë mbiemër. Megjithatë ajo ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë atdheu i saj, duke qenë se këtu është rritur dhe është bërëë e famshme.

“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën ‘Karma’.  Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, tha Peristeri.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *