Berberi turk Hysein, që gjeti “myshteri” në Elbasan

Share

Shqipëria njihet si vendi i shumë paradokseve. Një prej tyre është edhe fakti, që në një kohë kur shumica e të rinjve shqiptarë ankohen se nuk kane punë, një i ri turk vjen në vendin tonë dhe jo vetëm që hap një biznes, por shprehet se është edhe i kënaqur.

Kjo është historia e Hyseinit, i cili ka ardhur nga Turqia ne qytetin e Elbasanit ku ka hapur një berberhane. “Kam 3 vjet që banoj në Tiranë, pas një viti në Tiranë”, thotë ai. Por përse Hyseini zgjodhi qytetin e Elbasanit, kush ishin faktorët që ai vlerësoi, për t’u vendosur në këtë qytet.

“Kisha në shok këtu, më tha hajde se janë njerëzit më të butë dhe të ëmbël, do të shkoj më mirë puna. Erdha se në Elbasan ka më pak shpenzime se në kryeqytet”, rrëfen turku.

Me shqipen e tij të këndshme, Hysein nuk nguron që t’i bëj një apel edhe të rinjve elbasanas, që të mos rrinë kot në kafene por të përvetësojnë një zanat dhe të punojnë. “Nëse ke durim, ke edhe zanat, pa durim nuk e merr zanatin. I them të rinjve, të mos rrinë nëpër kafene”, komenton Hyseini. 

Në fund, Hysein nuk ka asnjë mëdyshje nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Elbasan apo jo. ”Patjetër, jetoj shumë mirë këtu”.


Share

Komente