Berisha akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen sarajet e Ramës dhe pallati i Bashës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj SPAK dhe drejtuesve të këtij institucioni, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend.
Sipas Berishës, SPAK nuk heton po heton sarajet e kryeministrit Edi Rama në Surrel të deklaruar si të blerë me 2 euro, kur aty shitej me 40 euro metri.
Berisha përmendi edhe pallatin e familjes së ish-kryedemokratit Lulzim Basha në Vlorë, shembur në vitin 2013 nga qeveria Rama, për të cilën prentendon se nuk ka asnjë faturë tatimore, megjithëse është shpërblyer me 11 milion euro nga Gjykata e Strasburgut.
“Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.
Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë”, theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
VIDEO | Berishës nuk i jepet fjala në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Berisha me krerët e degëve të Tiranës: Protesta e 7 korrikut bashkoi opozitën