Berisha ankimoi vendimin e Celibashit, hidhet shorti, caktohet relatori i çështjes

Shpërndaje lajmin

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Relator i çështjes u caktua Ledio Braho
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ankimoi në KAS vendimin e dhënë një ditë më parë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili nuk e legjitimoi në krye të PD-së.
Ankimimi vihet re se është firmosur nga Sali Berisha si kryetar i PD-së.
Ndërkaq më herët, Berisha konfirmoi koalicionin me Partinë e Lirisë. Ai tha se në orët në vijim opozita do të finalizojë koalicionin.
/ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *