Berisha: Dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, lindi pluralizmi

Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në 32-vjetorin e krijimit të PD-së së Kurbinit.
Nga qyteti i Laçit Berisha tha se dita e themlimit të Partisë Demokratike është një ditëlindje e dytë për çdo demokrat, pasi është dita kur lindi pluralizmi në vend.
“Ne e kremtojmë këtë ditë jo pa arsye, por ne kemi arsye thelbësore, ekzistenciale. Për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, është ditëlindja jonë në liri. Dhe kjo është e vërtetë jo vetëm për ne demokratët dhe demokratet, por është e vërtetë për të gjithë shqiptarët. Me PD-në lindi pluralizmi. Pa pluralizëm liri nuk ka. Me PD lindi liria e individit, lindën të drejtat e tij, lindi shoqëria e lirë. Ndaj dhe ne kremtojmë dhe do të kremtojmë këtë ditë për sa kohë do të nderojmë lirinë, për sa kohë do të nderojmë dinjitetin tonë i cili pa lirinë nuk ekziston.
Ne kremtojmë këtë ditë krenar para njëri-tjetrit, vetes dhe zotit, sepse pas themelimit ne u dëshmuam një forcë politike e lirive dhe të drejtave të njeriut, e traditës së shkëlqyer të shqiptarëve, e interesit kombëtar të shqiptarëve, e besimeve të pathyeshme të tyre, besimit tek zoti dhe tek besimet fetare që besojmë. Ne e kremtojmë këtë ditë sepse kur nisëm këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit. Rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga e Sali Berishës si president ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja, mjerimi në të cilin e kishte zhytur diktatura më e egër staliniste në Europë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kremtojmë këtë ditë sepse 32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, s’kishim asnjë eksperiencë në rrugën e lirisë. Ne kishim aspiratat, idealet tona. Por besnikëria jonë ndaj këtyre idealeve bëri që ato të vërtetohen energjia e pashtershme e transformimit të Shqipërisë sa asnjë vend tjetër. Ne ia dolëm të hapim Shqipërinë me botën, të krijojmë miq dhe miq të mëdhenj”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *