Berisha e denoncoi / Top-i i Blushit: Mbyllini rrjetet sociale

Share

Pas dhjetra skandaleve të denoncuara, Topit të Ben Blushit, nuk i ka mbetur gjë tjetër, veccse ‘të lutet’ që ish kryeministrit Sali Berisha ti mbyllin rrjetet sociale.

Një sondazh qesharak, publikuar së fundmi nga Gazeta Shqip on line, kërkon që ish kryeministrit ti mbyllet facebook.

Kjo ‘revoltë’ e Blushit nuk lidhet aspak me zhvillimet në Amerikë, ku  Tëitter dhe Facebook  bllokuan profilin e presidentit Trump, por me denoncimet që Berisha ka ngritur.

Nga skandali i inceneratorëve me Mirel Mërtirin, sherret me banorët në Dardhë të Korçës, tokat në bregdetin e Dhërmiut, atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, janë vetëm disa nga ccështjet që Berisha ka ngritur fort zërin dhe që Ben Blushit i ka djeguar jo pak.

Kujtojmë që sëfundmi Berisha ka denoncuar  dhe skandalin me lokalin në Korçë, ku  “Pub Republika” në pronësi të vajzës së ben Blushit, Natali Blushi u kthye në një ‘bombë shëndetësore’, në kohë pandemie, pa harruar dhe sherret me armë./CNA.al

 

topi berisha 2topi berisha


Share

Komente