January 17, 2022

Berisha fiton “betejën e parë” me Bashën, merr 63.7% të votave në rrjetet sociale

Shpërndaje lajmin

Mbrëmjen e sotme është prezantuar një sondazh që del në përfundimin se ish-kryeministri Sali Berisha është më i pëlqyer në rrjetet sociale se sa kryedemokrati Lulzim Basha.

I ftuar në “Opinion”, eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Mbështetur në analizën e 36 mijë e 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 mijë e 631 persona kualitativë sikurse i quajti Gjeladini, 36.2% dhanë pëlqimet për Bashën dhe 63.7% për Berishën.

Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë./opinion

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *