October 21, 2021

Berisha: Ideja e “çadrës” ishte e Bashës, unë jam njeri i shesheve, dy fjalët që thashë kur PD dogji mandatet 

Shpërndaje lajmin

Idenë për t’u futur në çadër në shenjë proteste kundër qeverisë Rama, ish-kryeministri Sali Berisha ia “faturoi” liderit demokrat Lulzim Basha. Berisha tha sonte në “Opinion” se ai është njeri i shesheve dhe në rastin e protestës në çadër e ka mbështetur për shkak se ka qenë e iniciuar nga Basha.

Berisha zbuloi deklaratën që ka bërë para deputetëve demokratë në momentin e djegies së mandateve. “ Me këtë mund të shkojmë në fitore dhe mund të shkojmë edhe në katastrofë”. Ai theksoi se në momentin kur PD refuzoi të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, nuk ka pasur asnjë rol, si dhe shtoi se ka qenë mbështetës i Reformës në Drejtësi që në fillesat e saj.

“Të drejtat e njeriut nuk mbrohen pa një drejtësi të reformuar. Unë jam falenderuar 10 herë publikisht nga ambasadori i SHBA. A mund ta imagjinosh Sali Berishën ti në çadër. Njeriu i shesheve të mbyllet në çadër. Çadra ishte ide e Lulzim Bashës. Unë e mbështeta.

Unë jam i vetmi që kam thënë “ Me këtë mund të shkojmë në fitore dhe mund të shkojmë edhe në katastrofë”, kur janë djegur mandatet. Në vendimin për të mos shkuar në zgjedhje nuk jam përzier kurrë”, deklaroi Berisha./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *