Berisha, kampion i Evropës me Gjermaninë U21

Shpërndaje lajmin

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha ka arritur sukses të madh, duke u shpallur kampion i Evropës me Gjermaninë U21, shkruan albinfo.ch.

Gjermania mundi minimalisht Portugalinë 1:0, në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma.

Berisha luajti deri në minutën e 67-të kur u zëvendësua nga Jonathan Burkardt, kurse golin e fitores e shënoi Lukas Nmecha në minutën e 49-të.

Berisha ishte shpallur kampion i Austrisë me Red Bull Salzburg dhe kishte paraqitje shumë të mira në Ligën e Kampionëve.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *