Berisha: McGonigal merrej edhe me veting, drekonte me gjykatës e prokurorë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit dhe qeverisë lidhur me skandalin McGonigal.
Berisha e cilësoi çështjen një aferë të tmerrshme për të cilën drejtësia duhet të kishte nisur hetimet, por nuk e bën se siç tha është e kapur nga Edi Rama. Sipas tij, drejtësia është pjesë e kësaj dosjeje, pasi McGonigal darkonte edhe me gjyqtarë e prokurorë.
“Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe me gjykatës, prokurorë, merrej edhe me veting, ku të dëshironte Edi Rama”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: Guvernatorja Kim, në raport me opozitën është një McGonigal me fustan
Reagimi i Bashës për çështjen McGonigal, Berisha: Ja cili ishte mesazhi