Berisha: Rama ndodhet në panik, ndaj merret me drejtësinë dhe kundërshtarët

Shpërndaje lajmin

Sali Berisha ka komentuar deklaratën e sotme të ish-kryeministrit Edi Rama, i cili përsëriti thirrjet ndaj SPAK-ut për ta marrë atë në hetim, pasi është shpallur “non grata” nga SHBA-të.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, ish-kryeministri u shpreh se Rama ndodhet në panik, ndaj po merret me drejtësinë dhe kundërshtarët politikë.
Sipas Berishës, Rama kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve të cilët po përballen me vështirësi për shkak të keqqeverisjes.
“Prej disa javësh, kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve, në një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për regjimin e Koresë së Veriut, ka disa synime. Më së pari, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha për shkak të kësaj qeverie e cila, me firmë dhe me vulë vetëm vjedh”, tha Berisha.
Ndërsa deklaratën e tij të pak ditëve më parë, ku tha se SPAK-u duhet të marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, Rama nuk e konsideroi si presion ndaj këtij organi.
Rama u shpreh këtë të mërkurë se po kërkon më shumë nga drejtësia e re, pasi është investimi më i madh politik në vend, në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë i bëri thirrje SPAK-ut, duke i kërkuar të hetojë ngjarje si 21 Janari dhe Gërdeci.
LEXONI GJITHASHTU

SPAK të hetojë 21 Janarin dhe Gërdecin, thotë Rama
Rama: Nuk i kam bërë presion SPAK-ut, kërkoj më shumë nga drejtësia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *