Berisha rrëfen vrasjet në Tropojë: Si ekzekutonin Haklajt pasi i manipuloi Klosi

0
Shpërndaje lajmin

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Aishe Haklaj është sjellë në SPAK nga Edi Rama dhe Fatos Klosi për të bërë zhurmë para zgjedhjeve.
Berisha tha se nuk ka asnjë njohje me Haklajt, të cilët i cilësoi bandë shtetërore me uniformë. Sipas tij, Haklajt i manipulonte Fatos Klosi, njeriu që iu vuri minat dhe i vrau.
“Ata nuk kanë asnjë lidhje me mua. Kanë qenë shumë të lidhur me të majtën. I manipulonte Fatos Klosi edhe pse iu vuri minat. Me mina u vranë një pjesë, nuk ua vunë kundërshtarët. Ua vunë pasi u vranë punonjësit e OSBE dhe ua vuri shteti. E ka sjellë në SPAK Klosi me Ramën që të bëjnë zhurmë. SKAP është parti, e mbajtën në PS. Haklajt u vranë shumë. por edhe ata kanë vrarë më shukmë, ishin bandë shtetërore me uniforma”, tha Berisha.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Berisha përgjigje për herë të parë motrave Haklaj: Vrasëse, vrave në mes të kafenesë
Berisha: Rama ka hedhur 2 milionë euro në Shkodër për t’i shpërndarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *